Aktualitet Politikë

“E përshëndes çeljen e kapitujve”- Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç…

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se e përshëndet çeljen e kapitujve, por shtoi se ekziston sot një debat në BE që lidhet me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç, “që ky rajon nuk duhet të jetë farë pjesë në rrugën e anëtarësimit, por të jenë partnerë”.

Berisha tha hapja e kapitujve “ngushton hapësirën e kësaj rryme që beson se këto vende nuk e meritojnë të bëhen pse e BE-së”.

Ndër të tjera kreu demokrat tha se Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter për t’u ulur në tavolinën e negociatave.

Berisha: Së pari, unë përshëndes hapjen e kapitujve, sepse vendimi për negociatat është marrë para dy vitesh, por theksoj se ekziston sot një debat në BE që lidhet me dy autokratët kryesorë të rajonit, Rama dhe Vucic, që ky rajon nuk duhet të jetë farë pjesë në rrugën e anëtarësimit, por të jenë partnerë. Ky është ndëshkim i madhe dhe unë nuk jam kurrë dakord! Në kontekst, hapja e kapitujve e përshëndes, sepse ngushton hapësirën e kësaj rryme që beson se këto vende nuk e meritojnë të bëhen pse e BE-së. Kam vetëm vlerësim për kryesinë Hungareze dhe Komisionin për vendimet që kanë marrë.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter për tu ulur në tavolinën e negociatave. Ky vend nuk plotëson në radhë të parë kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Edi rama është njeri që makinerinë e frikësimit të zgjedhësve dhe industrinë e blerjes së votës, ka vendosur në kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Së dyti është vendi i dytë në Europë, për shkallën e persekutimit politik. Ia kalon dhe Putinit dhe Lukashenkos. Nuk di ndonjë vend që tre eksponentë të opozitës të jenë në arrest me akuza false dhe fabrikime nga një drejtësi e kontrolluar nga Edi Rama.

Së treti, Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Jo se e themi ne, e thonë mediat e lira të botës dhe institucione serioze në botë. Nëse bëhet fjalë për zëvendësim të shtetit ligjor me narkoshtetin, rasti më tipik është Shqipëria”, tha Berisha.