Botë e Çuditshme Tech

E përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë, ju prezantojmë me kamerën Minox!

Në vitin 1936, inxhinieri letonez, Walter Zapp, krijoi një aparat fotografik portativ i cili është përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë. Aparati Minox ka krijuar foto spontane me kualitet të lartë dhe konsiderohet të jetë kamera spiune më e përdorur në botë.

Fillimisht është prodhuar në Riga të Letonisë midis viteve 1937 dhe 1944 dhe është konsideruar si një mrekulli teknologjike. Minox ka përdorur film me madhësi sa një e katërta e filmit standard 35 milimetra dhe madhësia e saj e vogël ndikoi që ajo të ishte e lehtë për t’u fshehur. Thuhet se gjatë Luftës së Ftohtë, shumë spiunë kanë fotografuar fshehurazi dokumente me këtë pajisje, e cila ishte në gjendje të kapte foto të detajuara, por fatkeqësisht nuk prodhohet më.