Për miliona njerëz në botë, mëngjesi nuk nis kurrë pa një filxhan kafe. Kjo pëlqehet veçanërisht për shijen e saj dhe aromën e veçantë, si dhe për aftësinë që ka për t’iu dhënë njerëzve energji. Por pavarësisht efekteve pozitive që kafeja mund të ketë, ajo mund të shaktojë edhe efekte të padëshirueshme te një pjesë e njerëzve.
Pas konsumit të kafesë, disa njerëz mund të mos ndihen mirë dhe u krijohen shqetësime, duke i dërguar shpesh edhe në spital. Zbuloni disa arsyet se pse ndodh kjo gjë si dhe se çfarë duhet të bëni në rast se e pëlqeni kafen, por ju shkakton të tilla efekte…
Një nga arsyet kryesore se pse kjo ndodh te ju është se mund të keni refluks acidi. Kafeja përmban acide, ashtu sikurse edhe stomaku, ku automatikisht rriten edhe acidet duke shkaktuar shqetësime. Këto acide mund të përshpejtojnë tretjen e ushqimit dhe kjo është arsyeja se pse disa njerëz mund të kenë nevojë të shkojnë në tualet menjëherë pasi pinë kafe. Acidi në kafe mund të shkaktojë edhe urth, refluks acidi dhe fryrje. Dhe për ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë mund të shkaktojë të përziera.
Një tjetër arsye është sepse nuk konsumoni ushqim përpara se të pini kafe. Kjo ndodh kryesisht në mëngjes, kur sapo hapni sytë pini kafe në vend se të konsumoni vaktin. Duke qenë se kafja ka acide, kur konsumohet me stomakun bosh mund të sjellë irritim të mukozës së stomakut dhe mund të shkaktojë të përziera.
Gjatë kohës që konsumoni kafe, mund të jeni duke marrë edhe medikamente. Të përzierat janë një efekt anësor i zakonshëm i ilaçeve të caktuara. Ilaçet mund të ndërveprojnë me kafeinën në kafe duke shkaktuar kështu të përziera. Duhet të kontrolloni me kujdes etiketat e ilaceve për të shmangur të tilla probleme.
Mënyrat më të thjeshta për të parandaluar të përzierat nga kafja, janë duke reduktuar sasinë e kafes, por jo në mënyrë direkte. Sipas dietologëve, mundohu të kaloni te kafeja me aciditet të ulët, që janë kafet pa kafeinë, ekspresi, kafeja e ftohtë që janë më të buta me stomakun.
Gjithashtu, shtoni qumësht te kafja, pasi ul aciditetin dhe e bën më të tolerueshme për stomakun. Dhe së fundmi, mos konsumoni kafe me stomakun bosh. Hani ushqime të pasura me kalcium sepse ju ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë.
Edhe kafeja më e mirë mund të lërë një shije të keqe në gojë kur shikon faturën e lokalit. Dhe në shumë qytete në Europë kafeja kushton! Por cili është qyteti që e ka kafenë më të shtenjtë në Europë dhe cili më të lirë? Na lejoni t’ju themi që në fillim se Shqipëria ka kafenë më të lirë në Europë.
Revista “Travelbook” ka publikuar një artikull se sa kushton të pish një kafe në Evropë. Lista e hartuar nga revista gjermane mori në konsideratë 42 qytete dhe mbi 400 menu për të identifikuar se cili qytet evropian është më i shtrenjtë për sa i përket kafesë dhe cili është më i liri.