Tre gra të diagnostikuara me HIV gjatë trajtimit në një qendër estetike të palicencuar në New Meksiko besohet se janë rastet e para të regjistruara të personave të infektuar me këtë sëmundje përmes një procedure kozmetike. Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha në raportin e saj të sëmundjeve dhe vdekshmërisë javën e kaluar se një pacient i klinikës nga viti 2018 deri në 2023 zbuloi se kishte “përdorim të dukshëm të përsëritur të pajisjeve njëpërdorimshe”.
Ndërkaq, edhe pse dihet se HIV mund të transmetohet përmes gjakut të kontaminuar përmes injeksioneve josterile, raporti thotë se këto janë rastet e para të infeksioneve të mundshme gjatë shërbimeve kozmetike. Shkencëtarët kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara, duke përdorur teknologjinë e modifikimit të gjeneve Crispr. Duke vepruar si gërshërë, por në nivel molekular, pret ADN-në në mënyrë që pjesët “e këqija” të mund të hiqen ose çaktivizohen.
Shkencëtarët shpresojnë që në këtë mënyrë të jenë në gjendje të “çlirojnë” virusin tërësisht nga trupi megjithëse nevojitet shumë më tepër punë për ta mbajtur në kontroll. Ekipi i Universitetit të Amsterdamit theksoi se puna e tyre mbetet thjesht “provë e konceptit” dhe nuk do të jetë kurë për HIV, të paktën së shpejti. Dr.James Dixon, profesor i asociuar i teknologjive të terapisë së gjeneve dhe qelizave staminale në Universitetin e Nottingham, bie dakord duke thënë se gjetjet e plota ende kërkojnë shqyrtim. Sipas provave, pas 48 javësh, tre vullnetarë të infektuar me HIV nuk kishin më efekte anësore serioze. Por Jonathan Stoye, një ekspert i viruseve në Institutin Francis Crick, në Londër, tha se eliminimi i HIV nga të gjitha qelizat në trup ishte jashtëzakonisht sfidues.