Sport

E Pazakontë/ Sportisja mbyll garën dhe i propozon të dashurit për martesë në Lojërat Olimpike! (VIDEO)

Lojërat Olimpike “Paris 2024” vijojnë të dhurojnë emocione, jo vetëm në pistë. Ndër të tjera, siç nuk ndodh gjithmonë, atletja Alice Finot i propozoi të dashurit për martesë.

Pas finales së garës së 3000 metrave me pengesa, atletja franceze “festoi” vendin e katërt në botë duke i propozuar partnerit. Në qytetin e të dashuruarve Alice Finot, me propozimin e bërë, mbajti një premtim të bërë përpara garës.

Ajo i kishte thënë partnerit se nëse do të përshkruante garën nën 9 minuta, do të kërkonte që të martoheshin dhe kështu ndodhi, pasi ajo u rendit e katërta me kohën 8’58”67.