Media koreane-jugore kanë publikuar disa video në të cilat shihen njësitë policore, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fiziku i tyre mbresëlënës. Ata pozuan për një qëllim bamirësie dhe paratë e fituara do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët që kanë qenë viktima të abuzimit. Kjo ka tërhequr shumë shpejt vëmendjen në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Sipas tyre është një shembull i përkushtimit të këtyre punonjësve të policisë ndaj komunitetit, jo vetëm nga roli i tyre si mbrojtës të ligjit, por edhe si qenie njerëzore të shqetësuara për drejtësinë sociale dhe mirëqenien e njerëzve më të cenueshëm. Ky kalendar do të dalë në shitje duke filluar nga 1 tetori.