Bota Botë e Çuditshme

E pazakontë në Brazil, 6 pacientë infektohen me HIV pas transplantimit të organeve të infektuara!

Gjashtë pacientë që kryen transplante rezultuan pozitivë për HIV pasi morën organe të kontaminuara nga një shërbim dhurimi organesh në Rio de Zhaneiro, Brazil. Sekretariati Shëndetësor i Rio de Zhaneiro raportoi se laboratori përgjegjës për testimin e organeve që do të transplantoheshin ishte mbyllur përkohësisht. Organet nga dy donatorë u transplantuan në gjithsej gjashtë persona në listën e pritjes.

Autoritetet po ekzaminojnë gjithashtu pacientë të tjerë për të parë nëse organet që ata morën ishin të kontaminuara. Po ashtu po kontrollohen të gjitha organet e ruajtura të donatorëve, nga dhjetori 2023 kur testet iu caktuan këtij laboratori deri në ditët e sotme. Autoritetet zbuluan se çfarë po ndodhte kur një pacient me transplant në zemër shfaqi probleme shëndetësore dhe rezultoi pozitiv për HIV. Dy pacientë të tjerë, të cilët kishin marrë nga një veshkë secili, rezultuan pozitivë.

SIDA ka të ngjarë të zhduket deri në vitin 2030 nëse vendet tregojnë vullnetin politik për të investuar në parandalimin dhe trajtimin dhe të miratojnë ligje jodiskriminuese, sipas një raporti nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2022, rreth 39 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me HIV. UNAIDS në një raport të publikuar së fundmi tha se:

Ne kemi një zgjidhje nëse ndjekim shembullin e vendeve që janë angazhuar duke vënë njerëzit në radhë të parë dhe për të investuar në programe të bazuara në prova për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Një përgjigje efektive ndaj HIV-it do të ishte miratimi i ligjeve jodiskriminuese dhe forcimi i rrjeteve të komunitetit, ndër nisma të tjera. Njerëzit me HIV në shumë vende përballen me diskriminim dhe dhunë. Raporti thekson:

Përparimi ka qenë më i fortë në vendet dhe rajonet me investimet më të mëdha financiare, si Afrika lindore dhe jugore, ku infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 57% që nga viti 2010.