Health & Beauty

E paskeni ditur gabim, uji i gazuar nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve!

Sipas një studimi, uji i gazuar nuk është i dëmshëm për shëndetin. Përveç faktit që trupi ynë i përthith mineralet më lehtë nga uji sesa nga ushqimi, ujërat mineral kanë edhe veti shëruese në varësi të përbërjes dhe sasisë së mineraleve që përmbajnë. A e dëmton uji i gazuar smaltin e dhëmbëve dhe a shkakton kavitete?

Kariesi shkaktohet nga bakteret dhe 99% e baktereve vriten nga një mjedis acid. Ushqimi për bakteret janë sheqernat dhe karbohidratet. Uji i gazuar me pH 3.5 është një mjedis që vret bakteret dhe është i dobishëm për shpëlarjen e gojës dhe mishrave të dhëmbëve. Kjo është arsyeja pse është mirë të pini një ose dy gota ujë të gazuar pas një vakti. Mjekët thonë se uji i gazuar është po aq i shëndetshëm sa uji natyral dhe se e vetmja gjë e rëndësishme është pirja e një sasie të mjaftueshme uji çdo ditë, për të plotësuar nevojat për hidratim.

Studimi më i ri ka treguar që humbja e dhëmbëve ka lidhje të madhe me stresin ndaj të cilit çdo ditë ekspozohemi. Ky stres përfshin përvojat shoqërore, emocionale dhe ekonomike, por edhe sëmundjet kronike, gjendjet gjenetike dhe kushtet jetësore. Hulumtimi i publikuar në revistën “Periodontologu 2000” ka treguar që njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë hequr 5 e më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik dukshëm më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza.

Ekzistojnë mënyra të shumta nga të cilat njerëzit mund t’i humbin dhëmbët. “Shkaktarë mund të jenë traumat, pirja e duhanit apo higjiena e keqe orale, por edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe diabetin”-thotë Dr.Nigel Carter nga Instituti i higjienës orale. Kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, ekspertët theksojnë që është me rëndësi t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Po ashtu, ulni konsumimin e sheqerit, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara, por edhe rregullisht të shkoni në kontrolle te dentisti.