Në puntatën e ditës së djeshme të “Për’puthen” ku u shfaq dhe takimi mes Mevlanit dhe Ledjanës, ata treguan për planet e tyre për largimin nga emisioni. Ledjana u shpreh se për të, kamerat e bëjnë më të vështirë dhe se i duhet të dalë nga programi për të vazhduar njohjen me Mevlanin.
Në këtë vendim të sajin, e ka mbështetur dhe Mevlani, i cili u shpreh:
Tani besoj se po vjen fundi.Ta shtyjmë edhe pak dhe pastaj njohja të vazhdojë jashtë sepse edhe Ledjana e ka përmendur shpesh që i ka problem kamerat. Jemi të lodhur me këtë pjesë. Pse jo, jashtë mund të jetë më mirë.
Mevlani gjithashtu, krijoi një atmosferë shumë të bukur në puntatën e djeshme ku surprizoi Ledjanën me lule në formën e inicialeve të emrave të tyre, një letër dashurie dhe e gjithë kjo surprizë përfundoi me një kërcim romantik dhe puthje. Kujtojmë se Mevlani pas plot 8 muajsh në “Për’puthen” u deklarua vetëm për Ledjanën, pasi ajo kishte shprehur pëlqimin e saj për të.