“Dancing With The Stars Fan Club” ka nisur këtë të diel transmetimin në Top Channel, nën moderimin e Kiara Titos. Gjatë emisionit, Kiara u njoftua se një konkurrent i spektaklit më të madh të kërcimit ka thyer krahun.
Është fjala për deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit. Moderatorja e njohur informoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës. Gjithashtu i uroi edhe shërim sa më të shpejtë.
“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e të premtes padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo çift konkurrues. Zbulojini në këtë link.