Bota

E paimagjinueshme/Shtëpia me 8000 tullumbace e filmit “Up” tani ekziston vërtetë dhe mund të merret me qira!

Tani ju keni mundësinë që të qëndroni në versionin real të shtëpisë së Carl Fredricksen, mjaft i njohur në filmin “Up”. Sekuenca hapëse e publikimit të Disney Pixar në vitin 2009 na ka emocinuar të gjithëve, por tani një ëndërr fëmijërie bëhet realitet. Për të festuar 15 vjetorin që kur u publikua filmi, Airbnb ‘bleu shtëpinë e Carl dhe Ellie’ për ta dhënë me qira.

Shtëpia ikonike e filmit “Up” ndodhet në Abiquiu, New Mexico dhe në fakt ka 8000 tullumbace dhe gjithashtu qëndron në ajër ’50 metra mbi tokë’. Edhe pse, duke mos u mbështetur plotësisht në fuqinë e tullumbaceve, por nga një vinç, mund të themi që e prish pak atë magjinë. Megjithatë, mos harroni se “asnjë detaj në këtë shtëpi nuk kaloi pa u vënë re”, kështu u shpreh bashkëthemeluesi dhe CEO i Airbnb Brian Chesky.

Dhe thjesht prisni derisa të shihni përshkrimin në listën e Airbnb. Për ata që arrijnë të rezervojnë për të vizituar ose për të qëndruar në shtëpinë ikonike lundruese, ju do të merrni edhe titullin ‘Junior Wilderness Explorers’. Edhe pse qëndrimi vjen me disa rregulla gjithashtu.

Fredricksen paralajmëron të mos ‘preket asgjë’ pasi ai ‘sapo i ka rregulluar’. Shtëpia “Up” është pjesë e serisë “Icons” të lançuar së fundmi nga Airbnb. Chesky tha, sipas CNN:

“Icons” ju çojnë brenda botëve që ekzistonin vetëm në imagjinatën tuaj – deri më tani. Ndërsa jeta bëhet gjithnjë e më dixhitale, ne jemi të fokusuar në sjelljen e më shumë magjisë në botën reale. Me këto, ne kemi krijuar përvojat më të jashtëzakonshme në Tokë.

Rreth 4,000 bileta janë në dispozicion dhe të ftuarve thuhet se u kërkohet të paraqesin një hyrje me shkrim se pse duan të qëndrojnë.