Celebrities Gossip Showbiz

E paditi për ngacmim seksual, Kanye West i kundërpërgjigjet ish-asistentes!

Ish-asistentja e Kanye West e ka paditur atë për ngacmim seksual, sipas disa dokumenteve gjyqësore. Në dosje, Lauren Pisciotta tregoi se ajo filloi të punonte me reperin në korrik të vitit 2021, ndërkohë që ai po përgatitej të lançonte linjën e tij të modës, Yeezy. Influencueses e cila gjithashtu bashkëpunoi me West në disa këngë iu ofruan një milion euro për këtë punë.

Kushti i vetëm ishte që ajo të ishte në dispozicion të këngëtarit të “Heartless” 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë gjë që ajo e pranoi. Në padinë e saj, Pisciotta theksoi se po fitonte gjithashtu një milion euro shtesë nga OnlyFans. West dyshohet se e ngriti pagën e modeles në dy milionë euro në vit. Menjëherë pas kësaj, babai i katër fëmijëve dyshohet se filloi t’i dërgonte mesazhe vulgare. Ai filloi t’i dërgonte edhe video duke kryer marrëdhënie me gra të tjera.

Ndërkaq, së fundmi një përfaqësues ligjor i West tha për The Times në një deklaratë se reperi synon të ngrejë një kundërpadi kundër Pisciotta-s mbi akuzat e saj të pabaza. Përfaqësuesi akuzoi gjithashtu Pisciotta-n për shantazh dhe zhvatje. Avokati i reperit e kundërshtoi këtë duke thënë se Pisciotta ‘u largua për shkak të pakualifikimit’ dhe ‘kërkimit të shumave të paarsyeshme parash’.

Në padinë e saj, ish-modelja theksoi gjithashtu se u pushua nga puna papritmas në vitin 2022 dhe nuk mori kurrë pagën e premtuar. Rikujtojmë se West po planifikon të performojë në O2 këtë verë. Krijuesi i hitit “All Falls Down” iu drejtua mediave sociale duke kërkuar ndihmë nga 18.9 milionë ndjekësit e tij, duke pretenduar se vendet kanë refuzuar të organizojnë koncertet e tij gjatë vitit të kaluar pas një sërë polemikash, përfshirë ‘poshtërimin’ e përsëritur që reperi pretendohet se i bën gruas së tij Bianca Censori dhe përballjen me akuza për antisemitizëm.