Një kuti me vegla që shërben për të vrarë vampirët do të dalë në ankand së shpejti. Kjo kuti, ku ndodhen mes të tjerash një kryq, dy pistoleta dhe një çekiç, pritet të shitet për më shumë se 3000 euro. Dikur në pronësi të Lord Hailey, ish-administrator në Indi, kutia prej druri përmban edhe ujë të bekuar, bibël dhe qirinj, objekte që në shekullin XIX mendohej se mund të vrisnin vampirët.
Përgjegjësi i ankandit, Charles Hanson, tha:
Objekte të tilla gjithmonë u kanë pëlqyer njerëzve. Miti i vampirit, një krijese e pavdekshme që ka nevojë për gjak njeriu, ka nisur qindra vite më parë dhe ende sot tregohen histori për të. Prej më shumë se 200 vitesh, vampirët janë pjesë e kulturës popullore dhe folklorit evropian. Detyra për të vrarë një vampir ishte jashtëzakonisht serioze dhe rrëfimet historike sugjeronin nevojën për metoda dhe mjete të veçanta. Gjërat me rëndësi fetare, të tilla si kryqëzimet dhe Biblat, thuhej se i zmbrapsnin këto përbindësha, prandaj prania e tyre në çantë isha e rëndësishme.
Artikulli i frikshëm tërhoqi njerëz nga e gjithë bota, duke përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Një person anonim nga Mbretëria e Bashkuar fitoi. Është e paqartë nëse blerësi do ta përdorë kompletin. Por Hansons Auctioneers thotë:
Besimi në vampirët, një krijesë e pavdekur që thuhet se ka nevojë për gjakun e njeriut për të mbijetuar, shkon qindra vjet më parë dhe vazhdon në disa pjesë të botës sot.