Celebrities Gossip Showbiz

“E Pa shpirt” por Majkut po ‘i fal’ një super sukses…

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Kanë kaluar vetëm pak muaj që kur Majk publikoi bashkëpunimin e dytë muzikor me Bardhin, i cili titullohet “Përgjithmonë” e deri tani ka arritur miliona klikime. E në vetëm pak kohë diferencë artisti solli një projekt të ri muzikor që u publikua në 1 dhjetor. “E pa shpirt” nga Majk edhe pse një këngë solo ka arritur suksesin e parë duke numëruar 6 milion klikime në platformën YouTube.

Teksa një sukses të padiskuteshëm e ka dhe ‘Ama’, bashkëpunimi i parë i dy reperëve që u publikua gjatë sezonit veror të kaluar dhe ka arritur deri më tani 16 milion klikime në platformën YouTube duke u renditur në këngët më të dëgjuara. Gjithashtu një ‘zhurmë’ shumë të madhe krijoi dhe protagonistja në videoklipin e këngës, modelja e njohur seksi Kejvina Kthella, e cila ‘i ngriti më shumë temperaturat’ me format e saj trupore.