Celebrities Gossip Tech

E njohët?! Modelja e famshme transformohet në robot nga inteligjenca artificiale!

Bella Hadid dukej si një jashtëtokësore pasi është transformuar në një robot tullac nga inteligjenca artificiale për fushtatën e re të Marc Jacobs, “Heaven”. Ylli 26-vjeçar është shfaqur në një seri fotografish të frymëzuara nga shkenca, teksa paraqitet me një veshje metalike.

Në një tjetër fotografi, Bella shfaqet tullace dhe mban një vath të madh argjendi, me tentakula argjendi në fytyrën e saj. Fotografitë janë bërë nga Carlijn Jacobs ndërsa është stiluar nga Danielle Emerson.

Fushata shfaq imazhin e ri të “Kiki Group”, i përshkruar nga marka si “një shumëllojshmëri e veshjeve të gatshme dhe aksesorëve që shfaqin kodet e dizajnit të Kiki”. Koleksioni përfshin gjithashtu një ribotim të çantës Cuffz të preferuar nga Y2K, e cila u lançua për herë të parë në 2004.

Koleksioni përmban kontribute nga artistja Eri Wakiyama, stilisti Linz Shelton i Cuffz nga Linz dhe artisti i tatuazheve Keegan Dakkar. Ky set fotografik vjen pasi Hadid foli hapur për problemet e saj shëndetësore me sëmundjen “Lyme”, e cila është një sëmundje infektuese, që shkaktohet nga bakteri Borrelia.

Modelja ka treguar për simptoma, të tilla si vështirësia në frymëmarrje, dhimbje koke, ndryshime në temperaturën e trupit, të përziera, çregullim në të ushqyer, pagjumësi, dhimbje të kyçeve, “mjegull” të trurit, shtim dhe humbje peshe, ndjeshmëri e madhe ndaj dritës, tingujve dhe shumë të tjera.