Aktualitet Politikë

“E nisi mbretëresha, e përfundoi Mbreti”, deputeti i PS reagon pas lënies në fuqi të ‘non grata’ britanike të Berishës!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan me nota ironie se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe ashtu siç e deshi, vendimi non grata sipas tij u vulos me vendim gjykate.

Braçe shprehet se drejtësia britanike ka shqyrtuar faktet për korrupsion, gjë sipas tij nuk guxohet nga drejtësia shqiptare.

‘E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër’,-shton Braçe.

“E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë.

Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.

E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë.”-shkruan Braçe në reagimin e tij.

Sali Berisha do të vijojë të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Ish-kryeministri humbi të hënën apelin e tij në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office” që e ndalonte të hynte në Britani për lidhjet e tij të dyshuara kriminale

Ai u shpall non grata në korrik 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Ndërkohë, Gjykata ka vlerësuar se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion