Tifozja seksi e Botërorit “Katar 2022” Ivana Knoll së fundmi ka pësuar një aksident gjatë pushimeve që kaloi në ishullin grek Mykonos. Modelja kroate 31-vjeçare ka zbuluar se ka ndrydhur këmbën, duke postuar disa foto që shfaqej me paterica, ndërsa kalimin në aeroport e ka bërë ndërkohë që ishte ulur në karrige me rrota. Me anë të një postimi në Instagram, Ivana i ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e saj shëndetësore.
Rikujtojmë se Knoll, ka deklaruar se është beqare. Bukuroshja tha se:
Kam pasur një të dashur me të cilin kam qenë për 10 vjet. Ne u ndamë vitin e kaluar. Tani jam beqare, por nuk jam duke kërkuar për një partner për momentin.
Bukuroshja ka pohuar së fundmi dikush është përpjekur ta detyrojë të krijojë një llogari në OnlyFans. Ish-Miss Kroacia ka me miliona ndjekës në Instagram dhe është fotografuar me disa nga emrat më të mëdhenj në të gjithë sportin, duke përfshirë Erling Haaland, Shaquille O’Neal dhe ish-kampionin e Formula 1, Fernando Alonso. Por përpara turneut, Knoll ka zbuluar se për shkak të vështirësive në Instagramin e saj, ajo duhej të refuzonte kërkesën e dikujt për të krijuar një llogari në OnlyFans.