Celebrities Gossip Showbiz

E morën mësysh, Billie Eilish rrëzohet në skenë gjatë koncertit të saj!

Billie Eilish ka pësuar së fundmi një incident gjatë një koncerti të saj. Krijuesja e hitit “Birds Of A Feather” po performonte në Madison Square Garden javën e kaluar në tre koncerte në kuadër të turneut të saj, “Hit Me Hard dhe Soft”. Por, gjatë një performance ‘live’ Billie u rrëzua para mijëra fansave. Këngëtarja ishte duke zbritur poshtë shkallëve të skenës, brenda sallës së koncerteve në qytetin e New Yorkut.

Teksa po ecte poshtë shkallëve, artistja u rrëzua. Megjithatë, ajo mblodhi shpejt veten dhe u ngrit. Ylli i muzikës i ripostoi pamjet në rrjetet sociale. Së fundmi rikujtojmë se artistja ka deklaruar pendesën e saj që ka bërë publike detaje nga jeta e saj romantike. Këngëtarja 22 vjeçare ka treguar për Vogue se sa të vështirë e ka pasur jetën në këtë aspekt ndërkohë që fama e saj sa vjen e rritet. “Do të doja që askush të mos dinte asgjë për seksualitetin tim ose asgjë për jetën time në dashuri. Nuk do flas më kurrë për seksualitetin tim dhe nuk do flas kurrë më se me kë po takohem.”-tha ajo.

Eilish ka deklaruar së fundmi në kopertinën e ‘Variety Power of Women’ se është biseksuale. Kur u pyet nga ‘Variety’ në eventin e saj të ‘Hitmakers 2023’ më 2 dhjetor nëse deklaroi se ishte biseksuale në intervistën e nëntorit, këngëtarja u përgjigj:

Jo, nuk e bëra, por disi mendova, “A nuk ishte e qartë?” Nuk e kuptova që njerëzit nuk e dinin. Është emocionuese për mua sepse mendoj se njerëzit nuk e dinin, kështu që është mirë që ata e dinë. Oh, jam nervoze duke folur për këtë! Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë në jetën time, familjen në jetën time. Unë jam e tërhequr fizikisht prej tyre. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga ato, bukuria dhe prania e tyre. Nuk jam ndierë kurrë si grua, të jem e sinqertë me ju. Nuk jam ndierë kurrë e dëshirueshme. Nuk jam ndierë kurrë femërore. Më duhet të bind veten se jam një vajzë e bukur. Kurrë nuk jam ndierë vërtet si një vajzë.