Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Fansat e saj kanë qenë shumë kuriozë dhe e kanë pyetur atë në lidhje me banorët e BBV3. “Kush do të doje të ishte në dyshen e fundit?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua ish-banores, e cila tha se do kishte dëshirë që çifti Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të ishin “kokë më kokë” në televotim me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
Së fundmi është aluduar shpesh herë se Massimiliano do të vijë në Shqipëri për të suprizuar Heidin në “BBV3”. Një video e postuar prej tij, ku ka sqaruar gjithçka ka treguar se ka marrë një ftesë nga produksioni për të performuar në një nga netët e spektaklit, por jo për një përballje me Heidin, të cilën nuk e përmend me emër. Ai do të jetë në vendin tonë pas 30 majit për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa shqiptarë.