Celebrities Gossip Showbiz

E mbajti të fshehtë shtatzëninë, Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë!

Ylli i “Little Mermaid” Halle Bailey ka mirëpritur në jetë djalin e saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Halo. Lajmin e ëmbël këngëtarja e ka ndarë në Instagram, teksa ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit dhe byzylyku ku sipër është shkruar emri i djalit. Ajo ka shkruar:

Edhe pse jemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim. Mirë se erdhe në jetë Halo im. Bota mezi pret të të njoh ty.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Halle Bailey (@hallebailey)

Ardhjen në jetë të djalit e ka ndarë edhe i dashuri i saj, reperi DDG. “Bekimi im më i madh deri tani. Nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar”,-shkroi ai në mbishkrim. Aktorja nuk e konfirmoi kurrë shtatzëninë e saj, pavarësisht spekulimeve. Aludimet u nxitën akoma më shumë në shtator 2023 kur Bailey mori pjesë në MTV VMA me një fustan portokalli të gjerë që fshihte barkun e saj. Një person në këtë ngjarje tha gjithashtu ekskluzivisht për Page Six se Bailey dukej se ishte tepër e kujdesshëm për t’u fotografuar dhe se si ndërvepronte me të gjithë.