Mbrojtësi i njohur spanjoll, Marc Cucurella, premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të bëheshin kampionë Evrope. A e mbajti premtimin?
Këtë të premte, Cucurella ka ndarë me fansat foto me pamjen e tij të re. Futbollisti i famshëm ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.
Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht, pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Por ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallej kampione e Evropës. Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.