Bota

E mbajtën në burg 34 vjet pa asnjë faj, lirohet Benjamin Spencer!

Një gjykatë në Teksas ka lënë të lirë Benjamin Spencer, i cili kaloi më shumë se 34 vite në burg për një vrasje që ai nuk e kishte kryer. Pavarësisht kësaj padrejtësie të madhe, që e mbante pas hekurave prej më shumë se 3 dekadash, 59 vjeçari Spencer shprehu emocionet e tij dhe deklaroi se do të mundohet të ecë përpara.

Një gjykatës i Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij. Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po kërkonte ulje dënimi, kishin dhënë dëshmi të rreme. Prokurorët në atë kohë nuk i kishin dhënë mbrojtjes prova që e përjashtonin Spencer nga krimi, përfshirë gjurmët e gishtërinjve