Bota Politikë

“E mbajnë në tavë…”, çfarë do të ndodhë me çështjen e abortit sipas Neda Ballukut?/Nata e zgjedhjeve në SHBA në TAR!

Amerika vendos të ardhmen e saj, dhe ne e ndjekim hap pas hapi! Përballje e ashpër midis Kamala Harris dhe Donald Trump! Me analiza të thelluara, rezultate të exit polleve, e intervista ekskluzive direkt nga SHBA! Një moment historik dhe gjithçka mund të ndryshojë në çast!

Nata më e nxehtë e politikës amerikane, sonte Top Albania Radio sjell zgjedhjet presidenciale amerikane live  Blendi Salaj.  Të ftuar në studio kanë qenë Redion Qiriazi, Angelo Haruni dhe Neda Balluku.

Në më shumë se 10 shtete të SHBA është i ndaluar aborti, a do të ndryshojë kjo?

Neada Balluku: Tema e abortit asnjë nuk i jep një zgjidhje luhet me ndjesitë dhe problematikat humane. Mendoj se kjo çështje do mbyllej përgjithmonë nëse do kishte politika të posaçme për të fuqizuar gratë, mendoj që vjen nga mosfuqizimi i grave, mendoj që është çëshje e zgjidhshme po nuk do ishte aq e madhe nëse gruaja do kishte fuqinë që meriton, po mendoj se e mbajnë në tavë për elektoratin