Bota Botë e Çuditshme

E mashtronte se ishte doktor, gruaja kineze zbulon të vërtetën e hidhur për bashkëshortin gjatë divorcit!

Pas 5 vitesh martesë, një grua paraqiti kërkesën për divorc në gjykatën Wuxi në Shangai pasi ishte mërzitur që burri i saj nuk kontribuonte financiarisht në shtëpi. Duke besuar se ka qenë e martuar me një ‘doktor’, një grua në Kinë u befasua kur mësoi se burri i saj është në të vërtetë i papunë.

Çifti u grindën për çështje financiare dhe ai shpesh e dhunonte. Burri dhe gruaja ishin divorcuar nga bashkëshortët e mëparshëm dhe tre muaj pasi u takuan, ata regjistruan martesën dhe më vonë patën një vajzë. Burri i tha gruas së tij se ai ishte një mjek në një spital të madh në qytet, për të cilën shkonte herët në mëngjes në punë dhe kthehej vonë në shtëpi.

Mirëpo, sipas bashkëshortes ai nuk i ka dhënë asnjëherë para dhe kur është pyetur për këtë, ka ndërruar temë. E dyshimtë për sjelljen e të shoqit, ajo pyeti në spital ku ai tha se po punonte. Pas hetimeve, ajo zbuloi se spitali nuk e kishte punësuar kurrë.

Me gjetjen e provave, burri rrëfeu se në fakt ishte i papunë dhe i bleu të gjitha dokumentet online. Ai tha: “Kam gënjyer me qëllim që të luftoj për kujdestarinë e vajzës sime.” Gjykata pasi i dha divorcin çiftit, ia dha kujdestarinë e vajzës së tyre gruas dhe burrit iu tha të paguante 1,000 juanë (11,477.60 Rs) çdo muaj për rritjen e saj.