Celebrities Gossip Showbiz

E lumtur me vendimin e saj për të mos patur fëmijë, aktorja Heather Graham tregon paragjykimet e shoqërisë!

Së fundmi aktorja e njohur Heather Graham ka shprehur se është e lumtur me vendimin e saj për të mos pasur fëmijë. Në një intervistë për revistën People, 53-vjeçarja u shpreh në lidhje me këtë zgjedhje të saj.

Unë mendoj se ne të gjithë kemi rrugë të ndryshme. Thjesht duhet të përqafosh atë që je. Nëse, në një farë mënyre, do të kisha pasur fëmijë, jam e sigurt se do të ishte mirë. Por për momentin, duke mos pasur fëmijë, ndihem e lirë. Unë fle shumë. Kjo është diçka shumë e mirë.

Aktorja e “Drugstore Cowboy” është e vetëdijshme se vendimi i saj paragjykohet nga shoqëria por vendimi i saj qëndron.

Ndjehem sikur, si grua, nuk të lejohet të thuash: “Nuk doja të kisha fëmijë” sepse është si, “Çfarë nuk shkon me ty? Tani, gratë po bëhen më të lira për të bërë zgjedhjet e tyre.

Graham, e cila gjithashtu nuk ka qenë kurrë e martuar, beson se:

Nëse dëshironi të keni fëmijë, ju do të keni fëmijë. Nëse jo universi ju jep dikë ose diçka për të ushqyer. Ndonjëherë ndihem sikur projektet e mia janë fëmijë të vegjël; kam filluar të përfshihem më shumë në prodhimin, shkrimin dhe regjinë.

Edhe pse aktorja e ka pasur gjithmonë prioritet karrierën e saj, ajo tha se herë pas here ndjen keqardhje për vendimet që ka marrë në të kaluarën.