Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian i është rikthyer sërish temës së shumëdiskutuar të humbjes së 7 kilogramëve në tre javë për të veshur fustanin e Marilyn Monroe për ‘Met Gala 2022’. Kim ka shprehur në një intervistë për ‘New York Times’ se:
Për mua ishte sikur: ‘OK, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme’. Edhe Renée Zellweger fitoi peshë për një rol. Është e njëjta gjë për mua.
Kardashian po i referohej dietave ekstreme që Bale mbajti për rolet e tij në filma, duke përfshirë “The Machinist” të vitit 2004 dhe “American Hustle” të vitit 2013, ku ai humbi 28 kilogramë dhe fitoi 19 kg, respektivisht. Megjithatë, ajo këmbënguli se nuk bëri asgjë të pashëndetshme për të rënë nga pasha.
Nuk po thosha, ‘Hej të gjithë, pse nuk e humbisni këtë peshë në një periudhë të shkurtër kohe? Unë edhe mund mos ta bëja këtë gjë por thjesht ishte e rëndësishme për mua që ta arrija këtë objektiv.
Trajneri personal i Kim shpjegoi gjithashtu se ajo e humbi peshën në një mënyrë të shëndetshme.
Unë mendoj se një nga keqkuptimet që njerëzit kanë për Kim është se nuk e dinë që ajo punon shumë, por unë isha atje gjatë procesit. Pra, ajo nuk vuajti urie. Dua të them, ajo ka mbajtur një dietë të ekuilibruar. Nganjëherë, ajo nuk hante aq shumë, por ajo punoi vërtet shumë.
Pas gjithë sakrificës, Kim e shpërbleu veten me pica dhe donuts pasi ndërroi fustanin e Monroe. Rikujtojmë, se pasi Kim veshi fustanin e Monroe ka reaguar ashpër edhe stilisti i njohur Bob Mackie. Në një prononcim për ‘Entertainment Weekly’, Mackie tha se fustani ishte dizenjuar vetëm për Marilyn Monroe dhe theksoi se askush tjetër nuk duhet ta vishte.
Mendoj se ishte një gabim i madh. Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Askush nuk pozon si ajo dhe fustani u bë për të. Ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihej me atë fustan.