Celebrities Gossip Showbiz

E lodhur emocionalisht, Hailey Bieber ka një kërkesë për fansat e Selena Gomez!

Së fundmi, modelja e njohur dhe njëkohësisht bashkëshortja e këngëtarit të famshëm kanadez Justin Bieber, Hailey Baldwin i është lutur njerëzve që ta lënë të qetë dhe të ndalojnë së komentuari gjëra të këqija në mediat e saj sociale. Në një video të TikTok të postuar së fundmi, bukuroshja duket se po u drejtohet fansave të ish-të dashurës së bashkëshortit të saj Justin Bieber, Selena Gomez, të cilët komentojnë rregullisht dhe e krahasojnë me këngëtaren 29-vjeçare.

Kjo është për ju njerëz që komentoni në fotot e mia çdo herë që postoj. Ka kaluar mjaft kohë. Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem! Ju lutem! Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme. Bëhuni të mjerë diku tjetër, ju lutem. 

@haileybieber

this is for you guys in my comments every single time I post

♬ original sound – Hailey Bieber

Rikujtojmë, se supermodelja ka folur së fundmi më shumë rreth faktit se si ajo po e përballon jetesën në qendër të vëmendjes dhe si ka reflektuar kjo në jetën e saj personale. Në një intervistë për të promovuar linjën e saj të re të bukurisë, 25-vjeçarja pranoi se është shumë e lodhshme të provosh të kontrollosh gjithçka në jetën tënde, ndaj ajo vetë përpiqet të jetë vetvetja dhe të pranojë gjërat ashtu si i vijnë.

Ndërkaq, për të gjithë ju që ende nuk e dini, Hailey ka qenë një fanse e zjarrtë e Justin para se të martoheshin. Kur Hailey ishte 12-vjeçe, babai i saj Stephen Baldwin e mori atë në një takim me fansat e Justin Bieber. Pas disa vitesh ajo dhe Justin Bieber u dashuruan dhe u fejuan në vitin 2018. Një vit më vonë ata u martuan në Karolinën e Jugut. Dashuria e vërtetë e çiftit për njëri-tjetrin ndahet gjithmonë në profilin e tyre në Instagram. Sjellim në vëmendje se së fundmi është spekuluar se Hailey është në një pritje të ëmbël. Ajo vendosi që të jepte një përgjigje në lidhje me këtë.