Këngëtarja e famshme, Lana Del Rey, ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit për jetën e saj të dashurisë.
Nëse nuk e kishit dijeni, 39-vjeçarja u përfol se ka nisur një lidhje me Jeremy Dufrene, i cili është kapiteni i një varke dhe ofron guida turistike për të parë aligatorët në Luiziana. Nje komentuese që pretendonte se ishte vajza e Jeremy-t shkoi në X (ish-Twitter) për të konfirmuar lajmet. Ajo la të kuptohej gjithashtu se Jeremy e kishte lënë nënën e saj pak para se të lidhej me Lanën.
Pse fansat nuk e pëlqejnë të dashurin e këngëtares së famshme?
Mirëpo, Lana ka hyrë në rrjetet sociale duke iu përgjigjur raportimeve të fundit. Ajo shkroi në seksionin e komenteve të një postimi në “Instagram” që përfshinte “detaje” për romancën e saj.
Lana u përgjigj në pjesën e komenteve, duke shkruar thjesht “Jo”.
“Gjithashtu, kjo nuk është vajza e tij”, shtoi ajo në një koment tjetër.
Aludimi për lidhjen e re të Lana Del Rey shokoi të gjithë fansat dhe u kthye në temë diskutimesh në rrjetet sociale.