Përfliten si një ndër çiftet më realë në spektaklin “Për’puthen” megjithatë rruga drejt çiftëzimit ka qenë e gjatë dhe me shumë intriga për Andin dhe Jasminën. Shpeshherë ata kanë patur debate të ashpra me njëri-tjetrin, xhelozi, pasiguri, thumbime dhe provokime të shumta. Pavarësisht këtyre, ndjenjat i kanë sjellë gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit.
Ditën e kaluar në “Për’puthen”, u transmetua takimi i rradhës mes Andit dhe Jasminës. Duhet theksuar se ky takim nuk ishte shumë romantik por një tjetër fushë-betejë për të shprehur pakënaqësitë që kanë për personin tjetër. Nga debatet e shumta Andi vendosi për një moment t’i japë duart bukuroshes duke kërkuar të tërheqë deklaratën se në këtë program është vetëm për Jasminën e për asnjë vajzë tjetër.
Ky moment u diskutua shumë në studio dhe ishte një veprim i papritur i konkurrentit të cilit dukej se situata i kishte ardhur në majë të hundës. Teksa ai ishte gati të hiqte dorë, Jasmina e mori nën kontroll situatën duke thënë se që nga ai moment ajo është vetëm për Andin në këtë program.
Pas kësaj deklarate, Andi dhe Jasmina shkëmbyen një përqafim të ngrohtë me njëri-tjetrin dhe shijuan kërcimin.