Celebrities Gossip Showbiz

E la për një grua tjetër, bashkëshortja e John Lennon, Cynthia Powell shiti letrat e tij të dashurisë vite më vonë…/Vazhdimi i historisë do t’ju habisë!

Kur John Lennon takoi artisten japoneze, Yoko Ono në vitin 1966, ra në dashuri marrëzisht. Marrëdhënia e re arriti deri aty, duke lënë shumë shpejt gruan e tij të atëhershme, Cynthia Powell, me të cilën ish martuar më 1962. Pas një periudhe të shkurtër, Lennon u martua me Yoko Ono në fillim të vitit 1969. U bë vetëm një divorc formal, pavarësisht se ai duhej të mbështeste financiarisht dhe të rriste djalin e tyre Julian, i cili asokohe ishte vetëm pesë vjeç.

John Lennon e la për një grua tjetër, Cynthia Powell shiti letrat. Pas disa vitesh, jeta e Cynthias kaloi një periudhë të vështirë ekonomike. Asaj do i duhej të kursente para për të garantuar një të ardhme minimaliste për veten dhe Julian. Ajo vendosi të shiste letrat e dashurisë dhe vizatimet që John i kishte dhënë kur ishin të fejuar. Letrat ishin kaq pasionante, të mbushura me fraza të mrekullueshme. Qe shumë e vështirë për Cynthian të ndahej nga kujtimet. E brengosur dhe nga vrasja e John, pak pasi kishte hyrë viti 1982, ajo i shiti për një shumë të konsiderueshme.

Por Cynthia nuk do ta besonte kurrë se blerësi i tyre do të ishte Paul McCartney, një tjetër ish-pjesëtar i grupit Beatles. Disa ditë më vonë, i rimori të gjitha letrat dhe vizatimet me postë, së bashku me një pllakë gramafoni me këngën “Imagine”. Bashkangjitur pakos, ishte edhe kjo pusullë: “Kurrë mos i shit kujtimet e tua. E kam njohur John qysh kur ishim të vegjël. Ashtu ishte ai. Ekcentrik dhe bredharak. Por dashurinë e kuptonte më shumë se çdo njeri. U largua tek Yoko sepse donte të bënte muzikë, i vetmuar nga realiteti! Asgjë më shumë!!! Gjithmonë kur më fliste për ty, ndizte cigare dhe mbushte sytë me lot. Të lutem, mos ia thyej zemrën. Si yll në qiell ai ndrin. E di, John është e do jetë kudo mes nesh… Me dashuri Paul McCartney!”

Pasi e lexoi në ngashërim e sipër, Cynthia vendosi të mos i shesë kujtimet e John Lennon. Ajo i publikoi për herë të parë librin autobiografik “Me and John” më 2010. Pas vdekjes së saj, më 1 Prill 2015, djali Julian Lennon ia dorëzoi arkivin personal të familjes Muzeut Kombëtar Beatles në Londër. Në instalacion, përfshihen foto familjare, disa prej letrave më pikante që John i shkruante dikur Cynthias shoqëruar nën tingujt e këngës “All you need is love”. John Lennon, një nga themeluesit e grupit legjendar “The Beatles”, u vra më 8 dhjetor 1980, në New York City, përpara apartamentit të tij në Dakota Building në Manhattan. Ai ishte 40 vjeç në momentin e vrasjes.

Së fundmi artisti i njohur në mbarë botën Elton John në dokumentarin e tij të ri ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me përdorimin e drogës dhe historinë që e lidh atë me John Lennon. Këngëtari 77-vjeçar zbuloi në “Elton John: Never Too Late”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto se ai dhe anëtari i ndjerë të Beatles dikur kishin konsumuar lëndë narkotike në një dhomë hoteli në Nju Jork në orën 2 të mëngjesit.