Jemi zyrtarisht në sezonin e virozave. Ndërkaq, në vend që të përdorni antibiotikë dhe ilaçe të tjera pa recetën e mjekut përkatës, provoni njëherë të përgatisni diçka nga duart e juaja. Si fillim merrni 1 filxhan uthull molle, 2 filxhanë ujë të vakët, 1 filxhan mjaltë organik dhe 20 hudhra. Në fillim qëroni hudhrat dhe grijini ato plotësisht. Më pas shtoni përbërësit e tjerë dhe vazhdoni përzierjen me një lugë druri.
Përzierjen e përftuar futeni në një enë qelqi dhe lëreni ashtu për një natë. Nëse doni të forconi veprimtarinë e sistemit imunitar, pini nga një lugë çaji tri herë herë në ditë derisa të përmirësoheni. Përbërësit e këtij shurupi kanë efekte pozitive në qetësimin e kollës, dhimbjet e fytit dhe neutralizojnë problemet me frymëmarrjen. Mjalti ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe kollën me vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore.
Ai vepron si një antioksidues për të luftuar radikalët e lira, pasi është i pasur me minerale, vitamina dhe enzima. Uthulla e mollës dhe hudhra gjithashtu kanë veti antibakteriale dhe antivirale që stimulojnë sistemin tonë imunitar, ndërkohë që ndihmojnë edhe për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve. Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin.
Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente. Ndërkaq, jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.