Celebrities Gossip Showbiz

E ktheu në tallje? Mozzik ‘thumbon’ sërish partnerin e Loredanës!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjetribashkimet‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Por, si ka reaguar Mozzik, babai i vogëlushes së saj 4- vjeçare lidhur me këtë lajm që po bën xhiron e rrjetit? Ditën e djeshme ai ka ndarë me ndjekësit një postim ku shfaqet i veshur me fanellën e Bayern. Bayern është ekipi rival i Dortmund (ekipi ku luan partneri i Loredanës). E duket se nuk e ka lënë me kaq ‘talljen’ dhe ‘thumbimet’ pasi vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory, teksa ka bërë një editim një ‘cover’ me disa nga futbollistët e disa prej skuadrave më të njohura, krahas ka vendosur dhe veten duke e shoqëruar me disa figura që tregojnë nënqeshje.

Epo, le të shohim se si do të reagojë Loredana…

Reperi pak ditë më parë ka trazuar rrjetin me postimet e tij ku vendosi që të ndante me publikun jo një, por disa të papritura. Ai u shpreh se këtë verë do të martohet e madje të bëhet edhe baba për herë të dytë. Mozzik po ashtu deklaroi se partnerja e tij ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.