Gossip Tech

E ktheu klonin e saj në një yll porno dhe fiton 20 mijë dollarë në muaj, ju njohim me Sika Moon!

Një modele 28-vjeçare nga Berlini e quajtur Sika Moon ka zbuluar se si përdori inteligjencën artificiale për të krijuar një klon të vetes dhe për të fituar para në platformat për të rritur. Siç tha Sika për DailyMail, kloni i saj ka më shumë tërheqje për publikun se ajo dhe gjithashtu mbledh më shumë para. Ajo ka qenë aktive në industrinë e pornografisë për rreth pesë vjet, por thotë se kurrë nuk ka mundur të fitojë 20,000 dollarë në muaj si “kloni i saj virtual”.

Moon shpjegoi se:

Pas pesë vitesh punë në industrinë e argëtimit për të rritur, u lodha nga puna përsëritëse dhe jokreative në këtë biznes. Vendosa t’i kthehem krijimit të artit dhe u magjepsa nga mundësitë e krijimit të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale. Kështu, e rikrijova veten me ndihmën e mjeteve të inteligjencës artificiale për t’u bërë vajza që kam ëndërruar gjithmonë. Unë dua të jem perfekte, përgjithmonë e re, seksi në çdo minutë të ditës, inteligjente dhe me personalitetin tim, Kloni im virtual bazohet në fytyrën dhe trupin tim të vërtetë dhe është pjesë e imja. Unë e dua atë.

Ndërkaq, përdoruesit mund të shikojnë përmbajtjen në llogarinë e Sika Moon dhe të bisedojnë me të për 10,99 dollarë në muaj.