Pak kohë më parë moderatorja bukuroshe Roza Lati ishte e ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo ku zbuloi plot gjëra rreth karrierës së saj, jetës personale dhe projekteve të reja premtuese.
Ajo gjithashtu konfirmoi ekskluzivisht për “TAR”, se do të vijë me një projekt të ri muzikor dhe kënga është punuar në studion e Bojken Lakos. Mbrëmjen e kaluar, Roza vendosi të zbulojë disa detaje të tjera sa i përket këngës së re.
Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në rrjetet sociale Roza tregoi se prurja e saj do të publikohet gjatë verës dhe është e sigurt se publiku do ta pëlqejë shumë.
Këngën dua ta nxjerr këtë verë. Kjo është dëshira më e madhe që kam për momentin, do ju pëlqej shumë jam e bindur!