Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
Ka kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila është një bashkëpunim me Elinel dhe titullohet “Du”. E nuk pritëm shumë gjatë teksa ditën e sotme Rina ka treguar se ka sjellë këngën e saj të re, e cila titullohet “Rude edhe Soft”. Këtë projekt Rina e ka paralajmëruar disa kohë më parë dhe na ka treguar një pjesë të saj.
View this post on Instagram
Modeli “butterfly” ose prerja “flutur” është një model flokësh që të jep iluzionin e flokëve të shkurtër, një trend tashmë që shumë vajza shqiptare ndër to edhe vajzat e showbizit e kanë provuar. E duket se së fundmi edhe Rina Balaj nuk i ka shpëtuar dot këtij trendi dhe ditën e sotme na ka treguar se si duket ‘look-u’ i saj i ri dhe mund të themi se i shkon shumë.