Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares realizoi golin e parë në La Liga me Espanyol të shtunën, në ndeshjen ndaj Mallorcës. Kumbulla, ka bërë një postim rrjetet sociale, ku shkruan se e kishte ëndërruar këtë moment.
“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, – tha ai. 24-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në këtë edicion. Ai ka luajtur më parë për Veronën, Sassuolon dhe Romën.