Health & Beauty

E keni parë kërcimin e çuditshëm në TikTok për një bark të sheshtë? Zbuloni a funksionon vërtet

Prej pak javësh tashmë, platforma e njohur TikTok arriti të bëjë virale një ushtrim për shkrirjen e dhjamit në bark dhe tonifikimin e saj përmes një kërcimi shumë të çuditshëm.

Me siguri keni parë video të ndryshme ku gra dhe vajza shoqërohen nga një instruktore e cila ulëret me të madhe duke i treguar atyre që të tunden duke përthyer pjesën e belit lart e poshtë e duke kërcyer njëkohësisht.

Në disa prej video-ve që kjo instruktore ka postuar shkruan se njerëzit mund të hanë çfarë të duan mjafton që të ushtrohen vetëm 1 orë në ditë me këtë metodë dhe rezultatet do të jenë mahnistëse.

@janny14906

As long as you enjoy the skinny come together.#exercise #fitues #abdominales #abs #gym #fit#workout#ejercicio #core #ejerciciosencasa

♬ 原聲 – user1468626853971

Por a funksionon vërtet kjo gjë?

Eskpertët nuk e këshillojnë përdorimin e një metode të pakualifikuar që thjesht mbiu në rrjetet sociale e ku jepen këshilla që nuk janë të vlefshme. Ata këshillojnë një dietë të mirëfilltë dhe stërvitje normale në palestër pa ushtrime që thjesht ju harxhojnë energjinë por që nuk iu japin asnjë rezultat.

Edhe një herë tjetër mësuam që t’i besojmë eskpertëve të fushës dhe të mos bëjmë gjëra sipas mendjes tonë që thjesht fiksohemi pasi i shohim online. Ndoshta qëndrimi në shtëpi gjatë pandemisë na ka bërë disi më dembelë për të shkuar në palestër duke na mbushur mendjen të provojmë metoda alternative për rezultate sa më të shpejta por që sërish na largojnë nga ‘hot girl summer’.

@janny14906

Thank you everyone for watching my channel. I like each person very much. The homepage video has been updated.#exercise

♬ 原聲 – user1468626853971