Sulmet e panikut prekin miliona njerëz në botë. Simptomat mund të përfshijnë djersitje, rrahje të shpejta të zemrës, dridhje dhe frikë nga vdekja. Jennifer Anders, një psikologe nga Kolorado, publikoi një rubrikë që u tregon ndjekësve të saj një metodë për të ndaluar sulmet e panikut. Anders këshillon që të prisni një limon në feta dhe ta fusni në gojë herën tjetër kur të ndieni një atak paniku.
Kjo metodë sjell ndërgjegjësim në trup. Limoni largon vetëdijen tuaj nga mendimet negative, në momentin aktual dhe ju ndihmon të lidheni me mjedisin tuaj. Madje mund ta gjeni veten duke marrë frymë thellë, pasi ta keni shijuar shijen e thartë. Limoni ju ndihmon ta fusni vetëdijen në trupin fizik. Dhe kjo është ajo që ne përpiqemi të bëjmë… sa herë që kemi një sulm paniku. Nëse nuk keni limon afër, metoda funksionon edhe me karamele të tharta.
Ndërkaq, kohët e fundit është rritur numri i të rinjve që marrin ilaçe qetësuese ai anksiolitikët, me qëllimin për të larguar depresionin. Ky është një ilaç qetësues, i cili vepron në afat të shkurtër dhe merret me recetë. Gjithmonë e më shumë të rinjtë kërkojnë shpëtim tek antidepresivët pa marrë parasysh rreziqet.
Barnat qetësuese mund të shkaktojnë tolerancë në organizëm, domethënë nevojë për rritje të dozës dhe varësi, që manifestohet me krizë apstinenciale, përkeqësim të gjendjes nëse pacienti tenton të zvogëlojë dozën apo ndërprerje të marrjes së qetësuesve.