Food & Drink Health & Beauty

E kemi me ju vajza të dashura, këto janë vitaminat që duhet të merrni pas moshës 25-vjeçe!

Pas moshës 25 vjeç, gratë mund të kenë nevojë për disa vitamina dhe minerale që ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit optimal dhe parandalimin e problemeve shëndetësore në të ardhmen. Vitamina D dihmon në përthithjen e kalciumit dhe është thelbësore për shëndetin e kockave. Pas moshës 25 vjeçe, shëndeti i kockave bëhet më i rëndësishëm dhe vitamina D luan një rol vendimtar. Kalciumi është i domosdoshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës, sidomos për gratë që kanë një rrezik më të lartë të dobësimit të kockave pas menopauzës.

Vitamina B-kompleks (B6, B12, Acid Folik). Vitamina B6 ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve që rregullojnë humorin dhe funksionet nervore. Vitamina B12 është thelbësore për qelizat e gjakut dhe funksionimin e duhur të trurit. Vitamina B3 është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në shfaqjen e lodhjes, nervozizmit, përqendrimit të dobët, dhimbje koke, shumë simptoma dhe shqetësime të tjera.

Rregulli i parë që duhet ndjekur për ta shmangur atë është të ndiqni një dietë të ekuilibruar, në të cilën ka ushqime të pasura me triptofan, një aminoacid thelbësor që nxit prodhimin e kësaj vitamine nga trupi, si peshku, mishi, qumështi, djathi, kosi etj.  Acidi folik është veçanërisht i rëndësishëm për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë, pasi ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes. Vitamina C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe përthithjen e hekurit nga ushqimi.

Gratë mund të jenë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve. Hekuri ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe parandalon aneminë. Vitamina E është jë antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira. Acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të trurit. Ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, mbështet funksionin muskulor dhe kardiovaskular, si dhe përmirëson cilësinë e gjumit.