Ndryshe nga një dekadë më parë, vetullat e trasha janë pamja që të gjithë dëshirojnë, duke e ditur tashmë se sa të rëndësishme janë ato si tipar i fytyrës. Tani ka produkte të panumërta në treg që do t’ju ndihmojnë të arrini harqe të trasha dhe të plota, nga serumet speciale që ndihmojnë rritjen e qimeve, deri te lapsat dhe maskarat për vetullat.
Kur marrim piskatoren për të hequr qimet vërtet të panevojshme, mund të ndodhin aksidente. Nëse ju ka ndodhur, kushtojini vëmendje një gabimi që ndoshta po e bëni pa e kuptuar. Shmangni aplikimin e produkteve për kujdesin e lëkurës tek vetullat. “Ne priremi t’i mendojmë vetullat si lëkurë, por në fakt këtu janë gjëndrat e qimeve. Nëse nuk vendosim diçka në kokë, pse ta vendosim në vetull?”-shpjegon ekspertja e vetullave, Sania Vucetaj.
Përpiquni ta lini zonën “bosh” në mënyrë që folikulat të mos bllokohen, gjë që mund të bëjë që qimet e zonës të “bien” ose të pengojnë rritjen e tyre.