Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gjatë ditës së sotme teksa kanë qenë duke biseduar në oborr, Roza e pyet Heidin se përse Françeskës i mban qëndrim dhe Eglës jo. Roza e pyet nëse ajo e mban Eglën afër se e ka frikë dhe për këtë kanë debatuar.
Roza: Po degradon dhe cudi më bën që Heidi që është goc me karakter dhe i mban qëndrim Françeskës që nga dita e parë, ndërkohë që me Eglën e shikon, e shikon dhe e mban afër.
Heidi: Sepse nuk më intereson fare sesi sillet ajo me të tjerët, siç nuk më intereson sesi sillesh ti me të tjerët dhe prap të të kem shoqe. Nuk më intereson fare si sillet ajo me të tjerët.
Roza: Me ty është sjellë keq më shpesh sesa me Françeskën. Po të flas në gjuhën e lojtarës, se si Roza të vlerësoj shumë. Vallë e ke frikë Eglën?
Heidi: Nuk e kam frikë, kam shumë respekt.
Liam: Ti ke për t’i hipur asaj kalapiç. Ajo do vrasë Romeon, ti do vrasësh atë.
Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore e ka treguar se ka pasur disa komplikacione.