Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Pavarësisht se është munduar të jetë sa më hermetik sa i përket jetës së tij private, pasditen e sotme, Liami ka hapur zemrën e tij me Françeskën. Teksa të dy kanë qenë të ulur në oborr, Liami ka treguar arsyen se pse ishte ndarë nga e dashura e tij. Banori ka treguar se për shkak të punës së tyre, kanë qenë larg njëri-tjetrit, duke bërë që të niste xhelozia mes njëri-tjetrit.
Liami: Nisi xhelozia ngaqë ne ishim larg, jo unë punët e mia si DJ, jo në Luksenburg, jo në Hollandë ndërsa ajo në Paris. Takoheshim thuajse në fundjavë. Në fillim ajo fundjava ishte e bukur, e pastër sepse takoheshim dhe ç‘malleshim, ndanim çdo gjë. Pastaj filloi xhelozia, jo ku ishe ti, me kë ishe ti, pse nuk ma hap telefonin ti.
Françeska: Nga ajo apo nga ti?
Liami: Nga ajo. Por unë kur bëj muzikë, bëj muzikë se nuk mundem se kështu është puna ime. Edhe ajo, kur është duke ecur në pasarelë, nuk i them dot hape telefonin. Kur një ditë të bukur e kapa me telefonin tim në dorë. Kur dola unë nga tualeti, u mundua ta fshihte. I thashë se çfarë po bënte, jo asgjë m’u përgjigj. Po ti i thashë nuk ke turp.
Prej mbrëmjes së djeshme pas mbarimit të prime-t, banorët kanë qenë shumë të nervozuar e ndër debatet e të bërtiturat nuk kanë munguar edhe gjestet e papërmbajtshme. E ditën e sotme Françeska është përplasur përsëri me Heidin, duke kaluar në ofendime dhe është shprehur se e vetmja gjë që Heidi di të bëjë është të ‘llapet’ me Romeon.