Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Së fundmi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja dhe përgatitjen e albumit të tij.
Së fundmi Ledri organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”. G.O.A.T është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”. Në një intervistë për Top Channel në prapaskenën e festës ai ka treguar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.
Gazetarja: Çfarë projektesh ke për verën? A ke bashkëpunime?
Ledri Vula: Unë kam për të dal me album në verë. Kam 10 sezone që jam në treg. 80 % kam bërë muzikë për kolegë, është e vetmja herë që po bëj për vete. Më kanë thirrur në bashkëpunime, disa më kanë kuptuar, disa më kanë injoruar.
Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike. Noizy, Dhurata Dora, Stresi, Capital T, Yll Limani, Robert Berisha, DJ PM dhe DJ Dagz, Dea Mishel ishin disa nga shumë personazhet e njohur të pranishëm.