Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Moderatorja e njohur, Argjira Spanca, ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel, e cila është vënë në siklet nga Visjan Ukcenaj dhe Meri Shehu. Aktori i njohur, i cili vjen gjithmonë në studio me rolin e tij, Minioni, i ka bërë Argjirës disa pyetje pikante. Teksa e pyeti se çfarë bëri me partnerin e saj, Graciano Tagani, natën e parë që ai doli nga “Big Brother VIP3”, ndërhyn ish-banorja Meri Shehu.
Visjani: Çfarë bëtë natën e parë që Graciano doli nga Big-u: Lexuat libra, pitë kakao me kanellë, i mësove Gracianos si bëhet trahanaja apo diçka tjetër apo bëtë…?
Argjira: Lexuam libra
Visjani: Apo bëtë tum tum…
Argjira: Tum, tum…
Visjani: Meqë ja thashë unë tha ‘tum tum’ se nuk do e thoshte fare
Argjira: Unë shkova te librat faktikisht
Meri Shehu: Më ka thënë Graciano që kur doli natën e parë e ka tundur fare
Argjira: Lamë nam, na skuqi
Ed Manushi: Nuk u dëgjua, Meri të lutem përsërite para kamerës se e humbëm
Meri Shehu: Graciano pasi doli nga Big-u erdhi e më takoi e më tha ‘natën e parë e tunda fare
Argjira: Turp
I ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme ishte fotografi Altin Çelmeta. Ai zbuloi se çfarë fotografish do t’i bënte astrologes Meri Shehu, e cila gjithashtu ndodhej në studio dhe tërhiqte shumë vëmendje me veshjen e saj.