Gossip

“E kam parë babin gati duke më mbytur nënën” shprehet konkurrentja e Për’Puthen me lot në sy…

E kemi parë gjithmonë si një vajzë të fortë dhe pa komplekse në “Për’Puthen” që me daljen e saj të parë në program, por duket se atë e kanë bërë më të fortë pikërisht ngjarjet që ka kaluar në jetë.

Bëhet fjalë për konkurrenten Anonela Berisha, e cila në “Për’Puthen Prime” në një moment debati, kur filluan të bërtisnin, ajo shpërtheu në të qara duke thënë se nuk i duronte dot të bërtiturat.

Në puntatën e sotshme, me lot në sy ajo ka sqaruar reagimin e djeshëm të saj, duke shpjeguar se gjithçka ka sjellë në kujtesë disa situata që ka përjetuar në familje.

Antonela rrëfeu se babai i saj dhunonte të ëmën dhe se u detyruan të iknin në Itali, pasi ai i kërcënonte se do t’i vriste.

U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë…