Moderatorja Erjola Doçi intervistoi Jul Dedën në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, Top Arena. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.
I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur. Juli tha:
E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë.
Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin. Erjola e pyeti:
Mes Donaldit, Ilirit, Luizit dhe teje, kush do e fitonte BBV?
Juli u përgjigj:
Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit.