Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj, zbuloi para pak kohësh se është në një lidhje të re dashurie. Madje ajo tha se është e lumtur për këtë marrëdhënie, të cilën e quajti “të bukur”. Gjithashtu ajo ka postuar edhe video me trëndafila të kuq, duke lënë të kuptojë se partneri i saj është romantik.
Por së fundmi, gazetarja i ka vënë pikat mbi ‘i’ dhe ka konfirmuar lidhjen. Në fotot e fundit ku shihet duke shëtitur në Stamboll, Ledjona shkruan:
Me trenin e Pishkashit rrugëve të Stambollit. P. s: mos bëni like se e kam burrin çeloz
Ish-banorja e BBV3, Ledjona Xheladinaj, e ftuar në “Mos i bjer me Top”, me Ronaldo Sharkën, mes të tjerash foli edhe për punën e saj si gazetare investigative. Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik.