Celebrities Film & Tv Showbiz

E ka urryer vëmendjen që i dha personazhi James Bond, Daniel Craig deklaron se nuk i ka fare mirë ‘punët’ me famën!

Së fundmi aktori i njohur Daniel Craig ka pranuar se e urrente vëmendjen që iu dha pasi luajti si James Bond në vitin 2006 dhe ende e mendon si diçka të panjohur famën edhe pas gjithë këtyre viteve. 54 vjeçari u shpreh se:

Dikur e urreja, por mendoj se ishte fama që nuk më pëlqente. Më duhej të mësohesha me të qenit i famshëm, gjë që është ende e huaj për mua edhe tani. Të gjithë më urrenin mua.

Ylli i dha lamtumirën rolit në “No Time To Die” të vitit 2021. Daniel është shfaqur gjithashtu në “Knives Out” (2019) së bashku me Chris Evans, Ana de Armas dhe Jamie Lee Curtis dhe do të rikthehet në vazhdimin e filmit për shkak të premierës në fund të muajit të ardhshëm. Craig u nderua së fundmi nga Princesha Mbretërore në Kështjellën Windsor në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në film dhe teatër.

Rikujtojmë, se aktori i njohur Idris Elba ka vendosur të heqë dorë nga roli i James Bond. Aktori ishte i preferuari i fansave për të zëvendësuar Daniel Craig si superspiun, por është i prirur të ndjekë role të tjera dhe madje ka paraqitur një listë me emrat e aktorëve që mund të luajnë 007. Në premierën e filmit të tij “The Harder They Fall” në 2021, kur u pyet nëse ai do të konsiderohet si 007 i ardhshëm Idris tha:

Jo, unë nuk do të jem James Bond. Unë jam ndoshta aktori më i famshëm i Bond-it në botë dhe as që e kam luajtur rolin. Mjaft është mjaft. Nuk mund të flas më për këtë!

Sjellim në vëmendje se makina Aston Martin DB5 i përdorur në xhirimet e filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die” është shitur në një ankand bamirësie për 3.4 milionë euro. Kjo shumë lekësh do të shkojë në ndihmë të veteranëve të forcave speciale britanike dhe agjencive të inteligjencës.