Celebrities Live From Tirana Showbiz

“E ka pranuar edhe vetë Papa…”/Elton Tozaj flet për lidhjet homoseksuale dhe jo vetëm!

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother”. Ai ka folur më shumë lidhur me paragjykimet që kanë njerëzit për marrëdhëniet e dashurisë të etnive të ndryshme, apo të gjinve të njëjta…

Lidhur me lidhjet mes njerëzve të etnive të ndryshme, Eltoni shprehet:

Njerëzit vazhdojnë të mos e pranojnë faktin që dikush është i një race tjetër, preferojnë më mirë që të rrinë vetëm. Kjo nuk ndihet vetëm për sa i përket racës, por dhe gjinisë. Më duket absurde kjo pjesa e ngjyrës së njerëzve. Ne po duam kafshët dhe jo njerëzit e një ngjyre tjetër. Po kalon në skizofreni kjo pjesa e ndarjes. Unë i pranoj të gjitha, mjafton të ketë dashuri në mes.

Ende nuk pranohen lidhjet e së njëjtës gjini, si e komenton Elton Tozaj këtë?

Ata që bërtasin më shumë kundër, janë ata që brenda vetes kanë dyshimet e seksualitetit të vet. Kam parë nëpër studio njerëz që i kanë kundërshtuar me forcë, kanë ulëritur, kanë folur për familjet tradicionale, janë pot ë njëjtit njerëz që në orët e vona të natës kryejnë marrëdhënie homoseksuale. Mua kjo më tremb më tepër. Kjo mania për t’u bërë më katolikë sesa Papa është shumë e shëmtuar. Ndërkohë vetë Papa po i pranon, sepse janë pjesë e shoqërisë. Çdo gjë që është private, i përket atij personi dhe jo ne të tjerëve. Unë kam plot miq që janë homoseksualë, që bëjnë punë nga më të lartat e deri tek më të thjeshtat dhe e vuajnë paragjykimin. Unë jam pro dashurisë dhe kundra urrejtjes dhe çdo gjë që i bën njerëzut të ndihen keq.