Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Vëllai i Madh e vuri Eglën përpara një zgjedhjeje mes Heidit dhe Romeos, kjo për shkak të afrimitetit të banores me çiftin. Mes Heidit dhe Romeo, njëri prej tyre, do të kishte mundësinë për të folur me mamatë. Teksa u ndje në siklet për këtë zgjedhje të vështirë, shoqëruar me arsyetimin, ajo tha emrin e Heidit.
Në këtë pikë ku jemi dua t’ia jap mundësinë Heidit. E shoh më të arsyeshme se e ka më të nevojshme. Romeo është tip emotivi dhe në këtë pikë të lojës nuk mendoj se do të ishte e arsyeshme…